Stefan de Vrij, qendërmbrojtësi i Holandës, do të kthehet nesër në Itali për të mësuar më shuëm rreth problemit të fundit me muskujt, çka e bëri të largohej nga stërvitja me “tulipanët”.

Në çdo rast, De Vrij do të mungojë me siguri në ndeshjet e përfaqësueses së Ronald Koeman kundër Skocisë dhe Gjermanisë, miqësore të planifikuara përkatësisht të premten më 22 dhe të martën më 26 mars.  32-vjeçari ka luajtur 62 ndeshje me kombëtaren. Më parë, ai ka qenë pjesë e ekipeve zinxhirë. Holanda është një prej skuadrave pretendenteve për të fituar Europianin. Nëse do ia dalin apo jo, na duhet të presim e të shohim.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: