Marine Lë Pen nuk ka asnjë shans për t’u zgjedhur presidente e Republikës, deklaroi eurodeputja e krahut më radikal të Républikanëve, Nadine Morano.

”Lë Pen mishëron protestën dhe jo besueshmëri dhe programi i saj ekonomik është një herezi”, deklaroi ish-ministrja e Nicolas Sarkozy, e intervistuar nga BFM-TV.

Edhe Robert Ménard, i cili erdhi në atë pozicion falë mbështetjes së ”Frontit Kombëtar” theksoi se Le Pen do të humbasë votën gjithashtu në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022.

Për aleaten e Matteo Salvini, e cila nuk beson në projektin e integrimit europian për të përmbushur sfidat e reja të mijëvjeçarit, është një periudhë e vështirë.

Një ditë më parë, ajo u vërshëllye gjatë homazheve kontroverse për gjeneralin De Gaulle në kuadër të festimeve të 18 qershorit 1940 kundër nazifashizmit.

Jean-Louis Debré, ish-kryeministër i lidhur shumë me De Galulle, shtoi se “ndonjëherë pavdekësia tejkalon imagjinatën”.

”Nuk mund të jemi seriozë me një parti të ekstremit të djathtë politik që luftoi gjeneralin De Gaulle dhe mirëpriti në mesin e saj persona që u përpoqën të vrasin De Gaulle. Nuk mund t’i konsiderojnë injorantë francezët. Kupa është mbushur”, theksoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb