Kandidatja për presidente e Francës ka mbajtur qëndrim për marrëdhëniet e Benzemas me Islamin e “radikal”.
Marine Le Pen, një politikane franceze që kandidoi për presidencën e vendit të saj në 2012, 2017 dhe 2022, akuzoi Karim Benzema për “simpatizim ndaj Islamit radikal”.

Të dielën e kaluar, sulmuesi francez i Al Ittihad, bëri një postim në rrjetin social X (ish-Twitter), me një mesazh mbështetjeje për palestinezët e Gazës: “Lutjet tona shkojnë për popullin e Gazës, sërish viktima të një bombardimi të padrejtë që nuk kursen as gratë e as fëmijët”, ka shkruar lojtari 35-vjeçar.

Ministri i Brendshëm francez, Géral Darmanin, tha të hënën në një intervistë për kanalin televiziv “CNews” se Benzema “ka lidhje famëkeqe me Vëllazërinë Myslimane”, ndërsa senatori francez Valerie Bouguet kërkoi heqjen e nënshtetësisë dhe rikthimin e “Topit të Artë” nga Karim Benzema.

“Ka disa vite që kemi vërejtur se pozicionet e Benzemas po shkojnë drejt një Islami ‘të ashpër’, i cili konsiston në përhapjen e rregullave islame në sektorë të ndryshëm të shoqërisë, veçanërisht në sport. Sulmuesi refuzoi të këndonte himnin kombëtar të Francës”, tha Géral Darmanen, i pyetur për këtë çështje nga “RMC”.

Në një emision në radion e sipërpërmendur, Marine Le Pen tha për këtë çështje: “Nuk kam informacion të saktë nga Géral Darmanen, por e sigurt është se zoti Benzema, i cili nuk jeton më në Francë, ka qartasi simpati për islamin radikal, të cilin disa mund ta quajnë fundamentalizëm islamik. Megjithatë, kurrë nuk e kam dëgjuar Geral Darmanen duke bërë thirrje për ndalimin e Vëllazërisë Myslimane”, theksoi ajo.

Ig Vezier, avokati i Karim Benzemas ka njoftuar tashmë se do të ngrejë padi kundër ministrit të Brendshëm francez për “informacion të rremë dhe fyerje publike”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: