TIRANE

Por gjërat, me sa duket kanë ndryshuar. Ata jo vetëm që kanë filluar ta ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, por janë fotografuar bashkë të ulur në një bar-kafe. Dje “Prive.al” publikoi një fotografi ku dyshja ishin në një kafene duke diskutuar.

Ledri Skivi1

Kaq u desh që fotoja dhe aludimet se do të ketë një rikthim të “Skillz” të qarkullonin në të gjitha mediat.Ndërkohë Skivi ka konfirmuar takimin me Ledrin duke u shprehur: “Po, është e vërtetë që pati një takim mes nesh. Ndodhi spontanisht dhe nuk na e mori mendja se do të bëhej aq e madhe në media.”

Ndërsa kur është pyetur nëse në këtë takim u diskutua për një ribashkim të grupit, Skivi është shprehur se për këtë pjesë mbase mund të përgjigjen më vonë, por gjithçka mund të ndodhë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb