KAKAVIJE- Tre doganierë në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës janë pezulluar nga puna ditën e sotme, pasi akuzohen për shpërdorim detyre. Doganierët Vladimir Dhima, Roland Mertiri, dhe një tjetër, kanë lejuar kalimin e mallrave të dy kamionëve pa kryer zhdoganimin.

Policia ka bllokuar dy kamionët që vinin nga Greqia, të cilët ishin ngarkuar me fruta perime.

Ngarkesa e bllokuar, kapte vlerën mbi 5 milionë lekë, ndërsa është lejuar kalimi i tyre në doganë pa kryer zhdoganimin.

Ndërkaq, tre doganierët janë pezulluar nga puna, deri në përfundim të verifikimeve.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: