Filipinet janë goditur sërish nga një tërmet i fuqishëm. Mësohet se lëkundjet me magnitudën 6.6 të shkallës rihter u ndjenë rreth pesë kilometra nga Cataingan, në një thellësi prej rreth 21 kilometrash.

Nga tërmeti, një shtëpi trekatëshe u shemb në Cataingan ndërsa toka ka pësuar plasaritje.

Filipinet shtrihen në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, një hark i shkarjeve përreth Oqeanit Paqësor, ku ndodhin shumica e tërmeteve të botës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: