TIRANË- Komisioni i Ekonomisë diskuton sot për veprimtarinë e Kontrollit të Lartë të Shtetit për 2015-ën e për këtë arsye ka raportuar në komision, kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj.

Ai deklaroi se gjatë vitit të kaluar KLSH  ka kryer 158 auditime të performancës ndërsa për vitin e ardhshëm synohet rritja me 15%.

“Këtë vit synojmë që auditimet të rriten në nivelin 15%. Dëmi ekonomik në 2015, 1258 miliardë lekë. Qeveria të hartojë ligjin për përgjegjësinë materiale. Ligj ku autoritetet e institucionet të mbajnë përgjegjësi”, tha Leskaj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: