Dani Alves ndodhet në qeli prej disa muajsh pasi akuzohet se ka sulmuar seksualisht një femër. Për këtë arsyeja, partnerja e tij, Joana Sanz pati publikuar divorcin me brazilianin. Alves ka shkruar një letër për Sanz, e cila duket mjaft emocionuese.

“E dashura ime Joana. Kanë qenë pothuajse 8 vjet me kaq shumë dashuri, respekt dhe kujdes të ndërsjellë, sidomos vitet e fundit. Në krahun tënd gjithçka duket më e lehtë dhe më e këndshme.

Ti dhe fëmijët e mi keni qenë gjëja më e bukur që më ka ndodhur në jetë. Së bashku jemi rritur që nga dita ku u njohëm, që nga momenti kur filluam një jetë bashkë.Kemi shoqëruar njëri tjetrin gjatë gjithë këtyre viteve, duke forcuar dhe përkëdhelur njëri tjetrin”, – shkruan ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb