Rusia duhet të mbahet përgjegjëse nga drejtësia ndërkombëtare për krimet e kryera në Ukrainë, thanë ministrat e jashtëm të Letonisë dhe Estonisë.

Ministri i Jashtëm Edgars Rinkevics u takua me homologun e tij estonez Margus Tsahkna në kryeqytetin e Letonisë, Riga dhe ministrat njoftuan se diskutuan marrëdhëniet, bashkëpunimin në organizatat ndërkombëtare, situatën e sigurisë në rajon dhe mbështetjen për Ukrainën.

Tsahkna vuri në dukje në një konferencë shtypi pas takimit, se vendet baltike janë etiketuar si ” histerike ” në lidhje me Rusinë dhe ai tha “për fat të keq, ne kemi pasur të drejtë dhe besoj se mesazhi ynë tani është më i fortë dhe merret më seriozisht. ”

Lidhur me aspiratat e Ukrainës në NATO , Tsahkna tha se është e rëndësishme t’u dërgohet një mesazh i qartë ukrainasve se ata kanë një të ardhme të parashikueshme si anëtarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb