Letonia do të ulë nivelin e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë nga 24 shkurti, ka shkruar në Twitter ministri i Punëve të Jashtme të Letonisë, Edgars Rinkevics.

“Për shkak të agresionit brutal të vazhdueshëm rus kundër Ukrainës dhe në solidaritet me Estoninë, Letonia do të ulë nivelin e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë duke filluar nga 24 shkurti, duke i kërkuar Rusisë të veprojë në përputhje me rrethanat”, tha ministri.

Rusia dhe Estonia kanë vendosur të dëbojnë ambasadorët e njëra-tjetrës. Të dy vendet i kanë dhënë kohë palës tjetër deri më 7 shkurt për ta bërë këtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb