Bayern Munich dhe Barcelona do të luajnë sonte (21:00) një super ndeshje të Champions League, e cila do të jetë shumë e veçantë për Robert Lewandowski.

Polaku kthehet në shtëpinë e tij, ku shkëlqeu për tetë sezone dhe do të kërkojë të zgjasë formën e tij të mirë, të sigurojë fitoren. Me ardhjen e tij në “Camp Nou” këtë verë, Robert Lewandowski hyri në klubin ekskluziv të lojtarëve që kanë veshur fanellën e Bayernit dhe Barçës gjatë gjithë karrierës së tyre.

Para golashënuesit polak ishin shtatë futbollistë që kanë luajtur për skuadrën bavareze dhe atë katalanase.

Mark Hughes – Sulmuesi uellsian ishte lojtari i parë që veshi fanellën e Barçës dhe Bayern Munich. Ai mbërriti në “Camp Nou” në vitin 1986 dhe u largua në huazim vitin e ardhshëm në Gjermani. Në asnjë nga dy skuadrat ai nuk e shpalosi talentin e tij dhe u kthye te Manchester United më 1988.

Patrick Andersson – Pasi luajti në një nivel të mirë te Bayern, mbrojtësi suedez mbërriti te Barça në sezonin 2001-2002, por dëmtimet e penguan shumë në “Camp Nou”, në tri vitet e tij si lojtar blaugrana.

Mark van Bommel – Mesfushori holandez shkoi te Barça si transferim i lirë në sezonin 2005-2006 dhe ishte pjesë e skuadrës që fitoi Champions League në Paris. Pas vetëm një viti me katalanasit, Van Bommel u largua për te Bayern Munich dhe luajti katër sezone e gjysmë.

Pepe Reina – I stërvitur në kategoritë më të ulëta të Barçës, Reina pati mundësinë të luante me ekipin e parë në sezonin 2000-2001. Pas kalimit te Villarreal, Liverpool dhe Napoli, portieri iberik nënshkroi për Bayern në vitin 2014 dhe kaloi një sezon në Gjermani.

Thiago Alcantara – Gjithashtu i trajnuar në “La Masia”, Thiago Alcántara bëri debutimin e tij me ekipin e parë katalanas në vitin 2009 dhe në verën 2013 kaloi te Bayern Munich. Atje luajti shtatë sezone në një nivel të lartë, përpara se të largohej te Liverpool më 2020.

Philippe Coutinho – Braziliani u bë nënshkrimi më i shtrenjtë në historinë e Barçës (120 milionë, plus 40 bonuse) në janar 2018 dhe shkoi në huazim te Bayern në verën e vitit 2020. Mesfushori mori pjesë në disfatën e dhimbshme 8-2 të Blaugrana-ve ndaj bavarezëve në Champions, duke realizuar dopietë. Ai u rikthye në “Camp Nou”, ndërsa këtë verë u transferua tek Aston Villa për 20 milionë euro.

Arturo Vidal – Pas tre sezonesh te Bayern, mesfushori kilian mbërriti te Barça në verën e vitit 2018. Vidal luajti dy sezone me katalanasit dhe u largua për tek Inter. Aktualisht luan për Flamengon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb