Liga e Kombeve ka mbyllur grupet e para ditën e djeshme me rezultate spektakolare. Spanja ka siguruar kreun e grupit A3 me një rezultat historik 6-0 ndaj Gjermanisë.

Spanjollët janë treguar të pamëshirshëm ndaj ‘Panzerave’ në Sevilla duke realizuar plot 6 herë teksa vetëm 3 prej tyre i realizoi talenti i Manchester City, Ferran Torres. Gola shënuan edhe Morata, Rodri e Oyarzabal.

Nga ana tjetër Franca ka siguruar kualifikimin falë fitores 4-2 ndaj Suedisë kurse Portugalisë nuk i bëri punë triumfi 2-3 ndaj Kroacisë.

Në grupet e tjera të ligave më të ulëta, biletën e kualifikimit e preu Mali i Zi në grupin C1 pas fitores së thellë 4-0 ndaj Qipros, Ishujt Faroe tek D1 dhe Gjibraltari tek D2. Ekipet e kualifikuara do të presin tashmë Play-Off për të mësuar kundërshtarët nga Ligat përkatëse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb