TIRANË- Komisioni i Ligjeve diskuton sot pr/ligjin për qeverisjen vendore, ku janë të pranishëm edhe krerët e bashkive. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka kërkuar që taksat për hapësirat publike të mos vendosen nga qeveria.

“Rëndësi që Bashkia të marrë kompetenca të reja. Kryebashkiakët të vendosin vetë tarifat e taksave. Taksat për hapësirat publike, jo të vendosura nga qeveria”, ka thënë Veliaj.

Ndërsa deputeti socialist, Bashkim Fino ka shprehur konsideratat për këtë ligj, që sipas tij është më i mirë se i vitit 2000. “Pushteti vendor kërkon gjithmonë hapësira”, ka thënë Fino.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb