TIRANE

Komisioni i Ligjeve ka miratuar me votat e PS ndryshimet në rregulloren e Kuvendit. Deputetët e opozitës mënjëherë pas votimit të propozimit të PD-së për kalimin e diskutimit në këshillin e rregullores kanë braktisur komisionin. Propozimi u hodh poshtë me  5 vota pro të opozitës, 10 kundër te PS-së.

Diskutimet

Fatmir Xhafaj: Nuk është gjë e mirë që të ndërhyhet në rregulloren e kuvendit. 8 here nga 2005 deri tani është ndryshuar rregullorja. Megjithatë ku ka nevojë mund të ndërhyhet. Dakord që duhet të jetë një proces konsensual. Propozimet meritojnë vëmendje që të kemi një projek që të jetë i qëndrueshëm në kohë. Duhet te perqendrohet tek roli i deputetit në procesin ligjbërës dhe në marrëdhëniet me zgjedhësit. Këtë do dëshiroja të shihja. Ndryshimet e bëra ndër vite kanë zbehur rolin e deputetit që janë shndërruar në kartona se sa në integritetin e tyre.Duhet parë edhe mënyra se si funksionojnë komisionet parlamentar dhe nuk ka pse të nxitojmë ndonjëherë. Duhen parë edhe cilësia e stafeve në komisione dhe të deputetëve. Dispozitat për komisionet parlamentare dhe ato të posaçme janë të paqarta. Proceset e monitorimit parlamentar janë të dobëta. Jo thelbësor ku duhet të shqyrtohet, rëndësi ka thelbi i rregullores në përputhje me kushtetutën. Kalimi në këshillin për mandatet dhe rregulloren mund të jetë momenti final, pasi të jetë diskutuar në komisionin e ligjeve.

Enkelejd Alibeaj: Ka kërkesë e rregullores që po deformohet. Kërkoni të bëni ndryshime në rregulloren që ju nuk e respektoni.  Çdo tentativë për klonim të rregullores kalon në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores. Vazhdojnë të jenë të shkruara propozimet e PS për imunitetin e deputetit.

Çfarë diskutimi bëni, çfarë do thotë kur të diskutohen nën do e heqim. Por edhe mund të mos e hiqni. Duam ta fusim në këshill në mënyre që mazhoranca të mos përdorë forcën e kartonit. Plotësoni kërkesën tonë, hiqni dorë sepse përgjërimët me fjalë nuk çojnë askund

Ulsi Manja: Ky është debat i ezauruar. Ka pasur raste që ndryshimet në rregullore kanë kaluar në komisionin e ligjeve

Vasilika Hysi: Nga viti 2012 deputetet nuk kanë imunitet perveç arrestimit dhe kontrollit të banesës. Rregullorja duhet të jetë në perputhje me Kushtetutën. Nuk duhet bërë politikë

Nasip Naco: LSI dakord per rregullime ne Rregulloren e Kuvendit. Por ju sot fusni kepucen e djathte ne kemben e majte.

Ulsi Manja: Une si i majtë që jam, nuk i ngatërroj kepucët, të majtën e vesh te e majta. Nuk jam si disa të tjerë

Oerd Bylykbashi: Ndryshimet në rregullore kalojne në keshillim e mandateve dhe rregulloren për shkak të paritetit që ka ky organ. Këshilli ka paritet në menyrë që të arrihet në maksimale.

 Ulsi Manja: Këta kërkojne besim dhe reciprocitet. Por ne e kemi thënë qe pa konsensus nuk kalojnë ndryshimet në rregullore. Le të ngrihet një grup pune 3 me 3 e të bejnë ndryshimet. Pasi t’i miratojmë në variantin final vendimin e merr konferenca e kryetarëve e pastaj të kalojne në këshill

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb