TIRANE- Brenda 6-mujorit të parë të këtij viti pritet të miratohet projektligji për sigurimin ndaj katastrofave natyrore.

Projektligji për sigurimin ndaj katastrofave natyrore është gati dhe aktualisht është dërguar pranë shoqërive të sigurimit për të marrë opinionet dhe komentet e tyre lidhur me draftin e hartuar. Më pas projekti pritet të kalojë për shqyrtim edhe në qeveri.

Sipas burimeve nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, projektligji përcakton se cilat janë objektet që sigurohen dhe ato që nuk sigurohen.

Sipas projektit, rreziqet e mbuluara në këtë sigurim lidhen me dëmet nga tërmetet dhe pas tërmetet, zjarret e shkaktuara nga tërmetet, shpërthime të shkaktuara nga tërmetet, rrëshqitje të tokës të shkaktuara nga tërmetet, përmbytje, rrëshqitje të tokës apo fundosje të shkaktuar nga përmbytja.

Në kuadër të projektit “Shqipëria: Reforma e tregut të sigurimeve”, i financuar nga Nisma për Forcimin dhe Reformën në Sektorin Financiar (FIRST) ekspertë të AMF-së në bashkëpunim me Bankën Botërore përgatitën projektligjin. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka nisu punën për dizajnimin dhe zhvillimin e një programi kombëtar sigurimi nga katastrofat natyrore që në korrik të vitit 2014.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb