Disa lirime nga detyra dhe emërime të reja të propozuara nga kryeministri Edi Rama dhe të dekretuara sot nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj. Kështu është liruar nga detyra ambasadori shqiptar në Serbi Ilir Boçka dhe është emëruar Bardhyl Canaj.

Po kështu është liruar ambasadori i Shqipërisë në Rusi Arben Gazioni dhe është emëruar Genc Pecani.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit, dekretoi lirimet dhe emërimet e Ambasadorëve si më poshtë vijojnë:

1. Lirohet z. Ilir Boçka nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Serbisë, rezident.

2. Lirohet z. Sami Shiba nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Arabisë Saudite, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bahreinit, Sulltanatin e Omanit dhe në Republikën e Jemenit, jorezident.

3.Lirohet z. Arben Gazioni nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bjellorusisë dhe në Republikën e Uzbekistanit, jorezident.

4. Emërohet z. Genc Pecani Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bjellorusisë dhe në Republikën e Uzbekistanit, jorezident.

5. Emërohet z. Bardhyl Canaj, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Serbisë, rezident.

6. Emërohet z. Artur Kuko, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Vendeve të Ulëta, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë pranë Organizatave për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), jorezident.

7. Emërohet z. Saimir Bala, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Arabisë Saudite, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bahreinit, Sulltanatin e Omanit dhe në Republikën e Jemenit, jorezident.

8. Emërohet z. Arten Hanku, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovakisë, rezident.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb