Gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedani ka urdhëruar lirimin nga qelia të Viktor Ymerajt, një nga njerëzit më problematikë në Vlorë. Ymeraj akuzohej për dy vrasje dhe për këtë ishte dënuar 25 vjet burg.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “Balkanweb” e “News 24” se Ymeri ka mundur të fitojë lirinë pas 25 vitesh në qeli. Enkeleda Kapedani ka urdhëruar lirimin e tij nga qelia.

Ai ishte dënuar përfundimisht me 25 vjet burg. Ymeri njohur me nofkën “Tori i Xhihanës”, ka pasur një proces të gjatë gjyqësor. Ai ka qenë pjesëtar i grupit të Gaxhait.

Ymeraj ka qenë në burgun e Burrelit dhe së fundmi ishte në burgun e Peqinit. Ky personazh është dënuar për 2 vrasje të kryera më 1999, si anëtar i bandës së Gaxhait. Banda e Gaxhait ka qenë kundërshtare me bandën e Zani Caushit. Ymeri është daja i Edison Harizaj, i ekzekutuar në Durrës.

Ky atentat nuk u zbardh. Prokuroria të hënën do të kërkojë kthimin e Viktor Ymerit në qeli, derisa të përfundojë ditët e dënimit. Ky lirim ishte paralajmëruar nga institucioni i burgjeve. Prokuroria e Elbasanit ka thënë për “News 24” se do të apelojnë vendimin. Kujtojmë se një tjetër personazh i krimit  Lulzim Caka ia doli të fitojë lirinë para pak kohësh.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb