Partizani i humbi shpresat për titull kampion në pesë javët e fundit, ndërsa tashmë llogaritë mund të bëhen vetëm për pjesëmarrjen në Final Four. Të kuqtë kanë humbur një mundësi të artë këtë sezon, që ta kishin të shtruar rrugën për pjesëmarrjen në grupet e Europës në edicionin e ardhshëm.
Titulli kampion do të kishte kështu më shumë vlerë se një trofe. Kjo pasi me renditjet aktuale, rezulton që Partizani do të ishte në garë për një vend tek ekipet favorite të turit të parë të Ligës së Kampioneve. Diçka e tillë falë koeficientit 7.5.
Dhe pikërisht kështu do shtrohej rruga për pjesëmarrjen historike në grupet e Europës. Renditjet e paraqitura më poshtë ndërkohë janë provizore, pasi disa prej kampionateve u kanë mbetur edhe pak javë nga fundi.
Pas titullit që rezultoi një iluzion, “demat” që gëzojnë formën më të keqe në kampionat, do kërkojnë të kalojnë Dinamon. Aktualisht janë me pikë të barabarta në renditje.
SI DO TË ISHTE SHORTI NË LIGËN E KAMPIONEVE ME RENDITJET AKTUALE(TURI I PARË KUALIFIKUES)
FAVORITËT AKTUALISHT DHE KOEFICIENTI I TYRE

