Lituania dhe Gjermania nënshkruan sot një marrëveshje për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, gjë që formon bazën ligjore që ushtarët e dy partnerëve të NATO-s të mund të vendosen në territorin e vendit tjetër, sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Vilnius.

Marrëveshja, që u nënshkrua nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Vytautas Umbrasas dhe ambasadori gjerman, Matthias Sonn, plotëson statutet ekzistuese të forcave të NATO-s.

“Gjermania është aleatja dhe mbështetësja më e rëndësishme e stabilitetit dhe sigurisë europiane,” tha Umbrasas.

Nisma për marrëveshjen erdhi nga pala gjermane.

Më parë Lituania ka bërë një marrëveshje të tillë vetëm me SHBA-në.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb