Lituania ka shënuar 30-vjetorin e shpalljes së pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik, një moment historik që ka paralajmëruar shkatërrimin e këtij organizimi.

Më 11 mars të vitit 1990, Lituania është bërë shteti i parë që ka shpallur pavarësinë, ndonëse e ka fituar atë një vit më vonë, pasi një puç i dështuar komunist në Moskë, i mbajtur në gusht të vitit 1991, ka rezultuar me shkatërrimin e Bashkimit Sovjektik në dhjetor të atij viti, shkruan Rel.

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, e ka cilësuar ngjarjen e zhvilluar tri dekada më parë si “mrekulli që është kthyer në fakt të rëndësishëm në historinë botërore të shekullit 20”.

Përveç ceremonive gjatë ditës, në orët e natës pritet të organizohen marshe dhe koncerte në Vilnus dhe qytete tjera baltike.

Lituania i është bashkuar NATO-s dhe Bashkimit Evropian më 2004.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb