Prej 49 ditësh shqiptarët mbushin sheshin dhe kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.

Aktivisti Edison Lika u shpreh i qartë se nuk ka negociata nëpër zyra dhe se kërkesa e shqiptarëve është e qartë, largimi i Ramës.

Sot është treguar se kjo shoqëri nuk mund të futet më nëpër zyra. Do të jetë vetëm në sheshe. Çdokush që pretendon se me këtë protestë mund të negociojë nëpër zyra e ka gabim, me këtë protestë negociohet vetëm në shesh. Përfaqësuesit e protestës janë në shesh dhe kush mendon se mund ta përfaqësojë e ka gabim. Kjo protestë ka nevojë për zgjidhje dhe jo për përfaqësi. A mund të negociohet me revolucionin? Ne bëhemi bashkë vetëm për rrethimin e Edi Ramës dhe këtij sistemi korruptivo-kriminal”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: