Protestuesi nga sheshi përpara Kryeministrisë kur protestohet prej 42 ditësh kundër Ramës, i bëjnë thirrje edhe europianëve dhe SHBA që të mbështesin qytetarët.
“Të gatshëm të rezistojmë deri sa kjo qeveri të shporret. Ky sistem nuk na përfaqëson ne, shqiptarët po i tregojnë vendit dhe botës se nuk pajtohen me të keqen. Dorëheqje e menjëhershme e kryeministrit. Edhe ata që nuk kanë dalë në shesh të bashkohen, liria nuk ka çmim , mos u shisni për një shesh miell apo për një rrogë në shtet. Të dalim bashkë të pandarë për Shqipërinë. Ne jemi Europian dhe kemi nevojë për ndihmën e miqve, aleatëve europianë dhe SHBA-së, por duhet të jemi edhe vetëm më të fortë”, tha ai.
