Janë luajtur në orën 19:00 pjesa më e madhe e ndeshjeve të kthimit të fazës së 1/32 të “Europa League”.
Napoli i Elseid Hysajt edhe pse fitoi me shifrat 0-2 ndaj Leeipzig është eliminuar si pasojë e rezultatit të përgjithshëm 3-3, pasi e ndëshkoi goli në fushë kundërshtare. Kujtojmë se ndeshja e parë përfundoi 1-3 në favor të gjermanëve. Hysaj hyri si zëvendësues në minutën e 68-t duke marrë vendin e Marco Riu.
Kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në Europë i ka dhënë lamtumirën edhe AEK-u i Hajdareviç. Skuadra greke nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 në ndeshjen e dytë, ndërsa në takimin e parë barazoi 1-1 . Mesfushori i Kombëtares hyri në fushë në minutën e 80-t.
Ndërkohë Lazio edhe pse kishte humbur ndeshjen e parë me shifrat minimale 1-0 nuk e ka diskutuar kualifikimin në përballjen e dytë në “Olimpico”. Skuadra ku aktivizohet Thomas Strakosha i cili ishte në lojë nga minuta e parë triumfoi thellë 5-1.
Ndeshjet e orës 19:00
At. Madrid 1-0 Copenhagen
7′ Gameiro /
Dynamo Kiev 0-0 AEK Athens
Lazio 5-1 Steaua Buchurest
7′, 43′, 71′ Immobile, 35′ Bastos, 51′ Anderson / 80′ Gnohere
Plzen 2-0 Partizan Beograd
67′ Krmencik /
Leipzig 0-2 Napoli
/ 33′ Zielinski, 86′ Insigne
Sporting 3-3 AStana
3′ Dost, 53′, 63′ Fernandes / 37′ Tomasov, 80′ Twumasi
Villareal 0-1 Lyon
Zenit Petersburg 2-0 Celtic
8′ Ivanoviç, 27′ Kuzyayev, 61; Kokorin /
E përfunduar
Lokomotiv Moscow 1-0 Nice
(e.k/BalkanWeb)