PSG 1-1 Arsenal koha e rregullt, PSG fiton me penallti
PSG mundi Arsenalin në finalen e Champions me penallti. Të parët shënuan anglezët me Havertz, ndërsa u përgjigjën francezët me Dembele. Në shtesë rastet nuk munguan por vetëm kaq, pasi shifrat ishin të ngulitura në 1-1. Nga penalltitë ia doli skuadra e Enriques.
PSG : Safonov; Hakimi, Pacho, Marquinhos, Mendes; Joao Neves, Vitinha, Fabian Ruiz; Doue, Dembele, Kvaratskhelia.
Arsenal : Raya; Mosquera, Saliba, Gabriel, Hincapie; Rice, Lewis-Skelly, Ødegaard; Saka, Havertz, Trossard.
Minutë pas minute:
PSG fiton me penallti.
120- Ndeshja shkon me penallti.
106- Ndërhyn mirë Raya, shpëton skuadrën.
100- Hakimi nga larg, nuk ka saktësinë e duhur. Shkon jashtë!
96- Shkon në shtesë takimi.
90- Barcola humbet rast ideal.
64- Gool PSG me penallti. Dembele e ekzekuton më së miri.
61- PSG fiton penallti pas kontaktit Mosquera-Kvara.
54- Faull për PSG! Godet Hakimi, pret pa probleme Raya.
47- I verdhë për Mosquera, shkak vonesat e lojës.
46- Nis e dyta.
45- Mbyllet fraksioni!
37- Kundërsulm francez, Dembele gjuan por topi bllokohet.
34- Ekipi i Enrique hidhet në sulm, e ka të vështirë të depërtojë! Mbetet rezultati i njëjtë. Ndërkaq, Mendes shkakton faull ndaj Sakas.
25- Arsenal i rrezikshëm ne një top nga krahët të Saka, largon mbrojtja.
16- PSG pretendon për një prekje me dorë në zonë, nuk mendon kështu arbitri, i cili vijon lojën.
6- Gool. Ekipi i Artetas shënon me Havertz, i cili nuk fal me të majtën brenda zonës.
1- Nis ndeshja.
