Qytetarët kanë mbushur Bulevardin. Në ditën e 24 të protestës, qëndrojnë të vendosur dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.

“Pas 24 ditësh ne jemi më të vendosur se ditën e parë. Sigurisht edhe kryeministri është shumë më i dobët se ditën e parë. Dhe ne jemi më të fortë. Do të jemi këtu derisa ai të mos jetë më këtu. Kjo protestë ka bashkuar qytetarë që nuk ndajnë të njëjtat bindje politike, por janë të gjithë bashkë kundër këtij kryeministri. Ka shkatërruar gjithçka, dhe të gjithë duhet të ngrihet përballë tij”, u shpreh një tjetër protestues.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb