Emisioni “Kjo Javë” ka sjellë sot në News24 atë çfarë ndodh brenda Spitalit Infektiv, ose ndryshe Spitalin COVID1, ku shtrohen personat e prekur nga koronavirusi dhe prej 11 muajsh bëhet një luftë e madhe për të mbajtur në jetë qindra pacientë.

Së pari janë pacientët që vijnë me autoambulanca në Spitalin Infektiv, fatkeqësisht në gjendje të rënduar. Gazetarja Nisida Tufa ka folur me një prej mjekeve, doktoreshë Esmeralda Meta, e cila ka shpjeguar se çfarë ndodh për të liruar vendet për pacientët e sapoardhur.

“Ne bëjmë lëvizje të rasteve që janë më mirë. Një pjesë e arasteve dalin të shëruar dhe një pjesë e rasteve transferohen në spitalet tona. Në momentin që vijnë raste të reja, pacienti pasi futet në urgjencën e shërbimit tonë, pasi shikohet nga ekipi i mjekëve, vlerësohet në dinamikë, plotësohet me të gjithë ekzaminimet, më pas vlerësohet për t’u ngjitur në një nga katet e shërbimit tonë”, shpjegoi mjekja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb