Pas përfundimit të fjalimeve të fuqishme dhe plot mesazhe simbolike nga ana e aktivistëve dhe qytetarëve përpara godinës së Kryeministrisë, ka nisur marshimi masiv në akset kryesore të kryeqytetit.
Në këtë ditë të 40-të të qëndresës, protestuesit e shumtë janë bërë bashkë dhe janë derdhur në rrugët e Tiranës, duke bllokuar qarkullimin dhe duke lëshuar thirrje të fuqishme kundër qeverisë së Edi Ramës.
Me pankarta në duar, simbolet e flamingove dhe thirrjet që tashmë janë kthyer në refrenin e kësaj revolte, qytetarët po marshojnë me një vendosmëri të jashtëzakonshme.
Koret e protestuesve po dëgjohen në disa prej pikave kyçe të qytetit, teksa lëvizja qytetare rikonfirmon vendosmërinë e saj për të mos u tërhequr, duke paralajmëruar se qëndresa do të vijojë pa ndalim.
