Laçi e ka nisur me barazim aventurën në Conference League, teksa nuk shkoi më shumë sesa një barazim pa gola me Iskran në Elbasan Arena, në takimin e parë të turit të parë.

Kurbinasit do nisnin të flirtonin me golin që në minutën e 14-të, por Guindo si rrallë herë para porte, nuk shënon.

Ekipi i drejtuar nga Shpëtim Duro do protesonte për një penallti në minutën e 32-të. Një prekje me dorë në zonë nuk konsiderohet 11-metërsh prej arbitrit nga Luxemburgu, Durieux.

Kryesori duket se e kishte vendosur të mbyllte njërin sy edhe në minutën e 66-të. Adenyemi rrëzohet në zonë, por pavarësisht kësaj, loja vazhdoi.

3 minuta më pas, Mazrekaj do bënte shpërthimin e tij të zakonshëm nga krahët, me topin që gjen Akinyemi, gjithsesi, përfundon jashtë.

Sfida e kthimit do të luhet në Mal të Zi, me datën 14 korrik.

(BallkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: