Pasi mposhti Lushnjën në mesjavë, Vllaznia sot ka arritur të marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat duke mposhtur Luftëtarin në “Loro Boriçi” me rezultatin e ngushtë 2-1.

Skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka kaloi shumë shpejt në avantazh pasi në minutën e 3-të një top i goditur nga Gilman Lika gjeti devijimin e Ramadanit duke bërë që të përfundoi në rrjetë. Miqtë nga Gjirokastra rivendosën përkohësisht baraspeshën falë Dejvi Bregut që ekzekutoi saktë një goditje dënimi.

Pjesa e parë mbyllet me këto shifra, ndërsa në të dytën Vllaznia rrit ritmin për të mos humbur pikët e plota në këtë ndeshja. Mundimet e shkodranëve do të shpërbleheshin pak para fundit me Gilman Likën sërish protagonist. Futbollistit shkodran këtë herë nuk i duhej devijimi për të dërguar topin në rrjetë për herë të dytë.

Pas 12 javësh kampionat, Vllaznia renditet në vendin e 8-t me 12-t pikë, ndërsa Luftëtari pozicionohet i 9-ti me 3 pikë më pak se shkodranët.

Komenti minutë pas minute

90′ Luftëtari kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Lamçja, në fushë Pergjini.

86′ Luftëtari kryen zëvendësimin e parë. Largohet Rroca, në fushë Rapo.

86′ Vllaznia kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Lika, në fushë Bardulla.

83′ Vllaznia kalon në avantazh. Shënon Gilman Lika pasi godet saktë brenda zonës një top të ardhur në formë krosimi nga e majta.

72′ Vllaznia kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Tafili, në fushë Hajdari.

66′ Kalaja ndëshkohet me karton të verdhë.

60′ Vllaznia kryen zëvendësimin e parë. Largohet Çinari, në fushë Kalaja.

58′ Zguro ndëshkohet me karton të verdhë.

57′ Bregu tenton me një goditje nga hyrja e zonës, por topi shkon jashtë.

54′ Bregu tenton me një goditje brenda zonës, por topi pritet nga Selimaj.

50′ Gocaj ndëshkohet me karton të verdhë.

46′ Fillon pjesa e dytë. Vllaznia luan topin e parë.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë.

44′ Marku ndëshkohet me karton të verdhë.

42′ Bregu ekzekuton një goditje dënimi duke tentuar portën dhe topi përfundon në rrjetë.

35′ Gurishta ndëshkohet me karton të verdhë.

27′ Abazaj ndëshkohet me karton të verdhë.

26′ Vucaj tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi devijohet në goditje këndi.

24′ Aleksi tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë mbi traun e portës.

15′ Kalojnë në qetësi këto minuta teksa mungojnë rastet e rrezikshme.


9′
Lamçja tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë.

8′ Lika ekzekuton një goditje dënimi nga e djathta duke tentuar portën dhe pas një devijimi të lehtë me kokë të Ramadanit, topi përfundon në rrjetë.

1′ Fillon ndeshja. Luftëtari luan topin e parë.

LIVE/ VLLAZNIA – LUFTËTARI 1-0
Ramadani 8′ (a.g.)
Vllaznia: Selimaj, Gocaj, Gurishta, Orelesi, Marku, Hasani, Tafili, Vucaj, Lika, Çinari, Atsina
Trajner: Ernest Gjoka
Luftëtari: Ruçi, Rapa, Beqiri, Zeqaj, Zguro, Ramadani, Aleksi, Rroca, Abazaj, Lamçja, Bregu
Trajner: Hasan Lika
Gjyqtar: Olsi Sokoli

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: