Me thirrjet “Nesër më shumë”, “Rama jep dorëheqjen” qytetarët kanë përfunduar marshimin e tyre.
Protestuesit janë mbledhur edhe këtë të shtunë në Tiranë në ditën e 49-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, me një pjesëmarrje masive.
Protesta nisi në orën 19:00 me grumbullimin e pjesëmarrësve në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas ata marshuan drejt godinës së Kryeministrisë, ku u mbajtën fjalime dhe u përsëritën thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit.
Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke brohoritur slogane si “Poshtë patronazhistët”, “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Parlament analfabet” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”.
Gjatë marshimit u dëgjuan gjithashtu thirrje që kërkonin arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si edhe slogane të tjera politike.
Organizatorët dhe pjesëmarrësit deklarojnë se protesta do të vijojë edhe në ditët në vijim, duke theksuar se do të vazhdojnë mobilizimin e tyre deri në realizimin e kërkesave që kanë paraqitur.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "
Balkanweb" mjafton të klikoni:
Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
-
Revolta e 49 kundër Ramës/ Marshimi në Tiranë, protestuesit kalojnë pranë selisë së PD: Opozitë e shitur
-
“Poshtë patronazhistët”, revolta e 49-të kundër qeverisë, jehon thirrja në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën
-
“Bashkohuni me ne”/ Mijëra protestues vërshojnë në rrugët e Tiranës: Rama jep dorëheqjen! Ju erdhi fundi
-
“Shqipëria kërkon revolucion”, vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Parlament analfabet! Rama në burg, Berisha në burg
-
Pamje me dron/ 49-të ditë revoltë, sheshi para Kryeministrisë plot me protestues që kërkojnë largimin e Ramës (VIDEO)
-
“Shokët tanë në burg ata mblidhnin Kuvende”/ Gent Progni: Do jemi para Parlamentit me 20 dhe 23 korrik (VIDEO)
-
“Ju erdhi fundi”, revolta e 49 kundër qeverisë! Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama jep dorëheqjen
-
“Rrjolli”/ “Po na marrim tokat!”, aktivistja Luçiana Kokaj thirrje SPAK: Hapni dosjen!
-
“Kjo është protesta juaj, jo e partive. Shëndetësia, plaga më e rëndë e Shqipërisë!”, gazetari Stafa ironizon qeverinë: Organizatorët e tubimit, korrupsioni dhe shpopullimi!