Ka nisur edhe sot protesta e Unazës së Re. Gazetari Klajdi Bodlli raporton për “BallkanWeb”, se protestës së tyre në ditën e 37, i është bashkuar sërish edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Me pankarta në duar dhe parulla, banorët e Unazës së Re, në kor kanë kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre, atë të dëmshpërblimit 100% të objekteve që preken nga ndërtimi i projektit të “Unazës së Madhe”.

“Faleminderit për rezistencën qytetare të këtij vendi, se me qytetari fitohet çdo gjë. Banorët e Unazës së Re, kanë dëgjuar në media se studentët kanë kërkuar bashkimin e tyre në protestë. Ne bëhemi me studentët.

Studentët janë bijtë tanë. E gjithë Shqipëria është ndezur për të mbrojtur të drejtat e  tyre legjitime. E kemi kthyer Unazën e Re në një forum qytetar, te shtetit që ka dalë nga shinat.

Mesazhi tjetër është për të gjithë banorët. Se studentët kanë nxjerrë një shprehje, lini kafenetë dhe na bashkohuni. Jemi me studentët”, tha avokati, Artan Manushaqe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: