Vijon për rreth 2 orë protesta në Tiranë. Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit.
Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e pa negociueshme të kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.
Protesta konsiderohet si kulmi i mobilizimit qytetar pas mbi tri javësh demonstrata të pandërprera.
Revolta ka tejkaluar tashmë kauzën fillestare dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe largimit masiv të të rinjve nga vendi.
