“Shqipëri e Re”, Edi Rama jep dorëheqjen”, janë këto thirrjet që jehuan në protestën e sotme në Tiranë. Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë.
“Nuk jemi për dhunë. Jemi vetëm për dorëheqjen e Ramës. Patronazhistët që janë këtu të largohen”, shprehen protestuesit. Mijëra shqiptarë kanë mbushur Bulevardin në protestën kundër Ramës. Sheshi është ndriçuar nga blicët e qytetarëve.
Në protestën mbarëkombëtare, kërkohet largimi i kryeministrit Edi Rama. Kësaj protesta i është bashkuar edhe Diaspora, duke bërë histori me një pjesëmarrje rekord.
