TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën për uzurpimin e Teatrit Kombëtar. Ai tha nuk ka qenë komuniteti teatror por një grup njerëzisht i amalgamuar me partitë politike.

“Të gjitha janë ekzekutuar shumë mirë sipas procedurave. Fakti që godina e teatrit u uzurpua për 2 vite e gjysmë nga një grup njerëzish, artistë apo jo nuk bën diferencë dhe jo komuniteti teatror, i amalgamuar me partitë politike shteti nuk mund të toleronte.

Shteti nuk ka pasur asnjë kontroll për 2 vite e gjysmë. Për të mos krijuar konflikt për të mos provokuar përplasje, për të mos shkuar në veprimin final është harxhuar 2 vite e gjysmë. Është krijuar bindja që ai grup njerëzish që në thonjëza u barrikadua për të mbrojtur teatrin, janë një grup njerëzish që nuk duan të dëgjojnë, nuk duan të dialogojnë, nuk duan t’i bashkëngjiten pjesës dërrmuese të komunitetit teatror që e nisi me protestë por u ul në tryezë dhe sot kërkon si shumica dërrmuese e gjithë shqiptarëve një teatër të ri kështu që meqenëse të gjitha u ezauruan erdhi momenti për t’i hapur rrugë teatrit të ri. Kurdo që do bëhej do ndodhte e njëjta gjë”, deklaroi Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb