Rezistenca popullore kundër kryeministrit Edi Rama nuk njeh të ndalur. Sot mbahet protesta e 37-të masive. Në sheshin “Skënderbej” qytetarët kanë nisur organizimet e para.
Ata janë shprehur se kërkesa e tyre është e panegociueshme për largimin e menjëhershëm të kreut të qeverisë.
Koordinatorët e tubimit u kanë bërë një thirrje të fortë të gjithë shqiptarëve, jo vetëm atyre brenda kufijve nga çdo cep i vendit, por edhe mbështetësve të shumtë të diasporës që kanë udhëtuar drejt Tiranës, që t’i bashkohen këtij marshimi vendimtar.
