Qytetarët protestojnë prej 66 ditësh dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Kjo revoltë e tyre është edhe kundër të gjithë klasës së vjetër politike të cilën e akuzojnë se vetëm kanë vjedhur dhe kanë punuar kundër interesave të qytetarëve shqiptarëve.

“Shqipëria kërkon Revolucion”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Ju erdhi fundi”, janë thirrjet që jehojnë gjatë marshimit.

Qëndrueshmëria, rezistenca e kësaj protestë është si asnjëherë më parë.

“Poshtë patronazhistët”, janë thirrjet e tyre, ndërsa i kanë bërë thirrje SPAK që të hetojë politikanët e korruptuar dhe të arrestojë kryeministrin Edi Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: