Pas organizimit në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, në protestën e 79-të, kundër qeverisë.

Protestuesit kanë vijuar të përsërisin kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa thirrje si “Rama, jep dorëheqjen!” dhe “Atdheu nuk shitet!” janë shndërruar në refren të protestave të përditshme.

Qytetarët shprehen se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama mbetet e panegociueshme.

Kujtojmë se Diaspora shqiptare ishte e pranishme në protestën e mbajtur në datat 14, 15 dhe 16 gusht.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb