Ka nisur me humbje aventura e trajnerit Rolando Maran në stolin e Shqipërisë, teksa kombëtarja u mposht 0-1 në Tiranë nga Izraeli, në miqësoren e luajtur në “Air Albania”.

Sfida nisi me ritëm të lartë, me kuqezinjtë që u hodhën menjëherë në sulm. Mehmeti nuk shfrytëzoi si duhet një top të Hysajt, duke gabuar kështu para porte.  Mysafirët u përpoqën që të reagojnë, krijuan disa raste, por vetëm kaq, pasi pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura.

Në pjesën e dytë provuan Ramadani dhe Asllani, pa rezultat.

Izraeli kaloi në avantazh në minutën e 73-të falë golit të Gluk, me shifrat që mbeten të njëjta deri në fund. Shqipëria do zbresë në fushë sërish pas 3 ditësh, në miqësoren e radhës ndaj Luksemburgut.

-Minutë pas minute, çfarë ndodhi gjatë ndeshjes:

90-Mbyllet ndeshja.

73- Gluk kërkon që tifozët të heshtin, nis përplasja.

 

70- Izraeli shënon me Gluk.

 

 

58- Pranë golit mysafirët, na shpëton portieri.

 

 

54- Ramadani zgjedh të gjuajë nga distanca, “kërcënuese” goditja.

46- Nis pjesa e dytë.

45- Mbyllet fraksioni!

34- Tenton Hoxha, por nuk ka shënjestër.

15- Përgjigjet Izraeli. Tenton Glukh, topi shkon jashtë!

10- Mundësi e mirë për Mehmetin. Nuk tregohet i saktë para porte!

 

 

1- Nis ndeshja.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: