Liverpool e ka marrë shumë seriozisht përforcimin e skuadrës. Kjo skuadër dëshiron me çdo kusht që të rikthehet në krye të futbollit anglez, pasi një gjë të tillë nuk e ka bërë që më shumë se dy dekada.

Liverpooli është skuadra më aktive gjatë këtij afati kalimtar, pasi deri me tani ka zyrtarizuar 6 futbollistë të rinj.

Por kjo nuk është e gjitha, pasi Daily Express shkruan se Liverpooli do të paguaj klauzolën e sulmuesit belg të Aston Villës, Christian Benteke, e cila është hiç më pak se sa 46 milionë euro. Benteke do të ishte goditja më e madhe e Liverpoolit dhe transferimi i fundit për këtë afat kalimtar, pasi tani kanë bërë një skuadër shumë konkurruese për Premierligë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: