Të lodhur nga sfida me Liverpool, sërish më mëndje tek takimi me të kuqtë në Europa League, Atalanta ndalet përballë Verona-s, një barazim 2-2 që i qëndron ngushte ekipit bergamask. Ky barazim “djeg” akoma më shumë në një kohë kur ishin në avantazh të dyfishtë. Pas këtij hapi flas, Atalanta ngec në vendin e 6-të në kuotën e 51 pikëve. Lajmi i mirë për Gasperinin, por dhe për Spallettin, është forma shumë e mirë e Scamacca-s, me sulmuesin “azzurr” që gjeti sërish rrugën e rrjetës, ky goli i tij i 7-të në 8 ndeshjet e fundit.

Në minutën e 18-të, Ederson realizoi edhe golin e dytë duke krijuar iluzionin se do të merrnin një fitore të lehtë. Në fraksionin e dytë, Verona reagoi fuqishëm duke shënuar dy gola të shpejtë. Atalanta nuk kishte fuqi të reagonte duke dalë me një pikë në fund të këtij takimi. Si rrallë herë, nuk ishte në mbrëmjen e tij më të mirë Berat Gjimshiti, i vlerësuar me notën 5 sipas mediave italiane, lojtari më notën më të ulët në këtë mbrëmje, teksa kishte jo pak përgjegjësi në dy golat e pësuar.

Nuk bëri më mirë as Fiorentina në këtë javë të Serie A, me ekipin vjollcë që u ndal në një barazim 1-1 përballë Geona-s.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb