Liverpul nuk ia ka dalë të fitojë sfidën e luajtur sot kundër Plymouth në kuadër të “Fa Cup” e cila përfundoi më shifra të bardha 0-0. Edhe pse një skuadër e kategorisë së katërt, “redsat” nuk realizuan dot, kjo ndoshta edhe për faktin se lojtarët e aktivizuar nga Jurgen Klop ishin ata që nuk kishin gjetur minuta deri më tani.

Pavarësisht se nuk fitoi, Liverpul sot hyri në histori për moshën mesatare të lojtarëve të cilët zbritën në fushën e lojës, (21 vjeç e 296 ditë).

Përsa i përket kalimit të turin në “Fa Cup”, tashmë Liverpulit i duhet të luajë edhe një takim tjetër, këtë herë në shtëpinë e Playmouth.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb