TIRANË- Kryeprokurori Adriatik Llalla i ka cilësuar krejt normale ndryshimet në prokurori. I ndodhur në Elbasan kryeprokurori ka theksuar se këto ndryshime i shërbejnë mirëorganizimit të punës.

“Ndryshimet erdhën pas analizës vjetore nëpër drejtoritë ku ka pasur probleme, janë normale dhe në funksion të mirëorganizimit të punës”,- tha Llalla.

Ndërsa në lidhje me dekriminalizimin, Llalla u shpreh se është krijuar një strukturë e posaçme. “Kemi krijuar strukturën e posaçme. Jemi në proces verifikimi”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: