Humbja kundër Maccabi Haifa e ka lënë Juven me më shumë se një këmbë jashtë Champions League, por rrezikohet edhe vendi i tretë, pasi izraelitët kanë 3 pikë, por aq sa edhe bardhezinjtë.

Nëse Allegri shpresonte që ta riniste me një tjetër sukses kundër izraelitëve pa tavanin që t’i bjerë mbi kokë dhe tashmë asgjë nuk varet më nga Juventusi, për të shkuar në 1/8-at.

Ndaj, për të shpresuar kualifikimin për në 1/8-at e Champions-it, me PSG-në dhe Benfikën në kuotën e 8 pikëve, ndërsa Juve dhe Maccabi janë me tri, atëherë mundësia e vetme është të fitojë të dyja ndeshjet e radhës (me Benfikën në transfertë dhe PSG-në në Torino në datat 25 tetor dhe 2 nëntor).

Kështu Juventus do të ngjitej në kuotën 9 pikëve, ndërkohë që Benfika duhet të humbë edhe sfidën e fundit, apo qoftë edhe ta barazojë me Maccabi Haifa, por duke shpresuar që në fund të ketë një golavarazh më pozitiv. Ose e njëjta situatë t’i ndodhë PSG-së me izraelitët, por kjo më e vështirë, pasi francezët luajnë në Paris.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb