Nëse besoni në ekzistencën e jashtëtokësorëve dhe doni që t’i kontaktoni ata, atëherë disa thonë se mund të ndihmojnë në këtë drejtim.

Ja cilat lloje të alienëve mund t’i kontaktoni:

Alienët Essassani

Alienët Essassani në fakt janë kushërinjtë tanë reptilë, të hirtë. Dikur, në Tokë kishin ardhur alienët gri, të cilët besohet se kanë pësuar mutacione deri në atë masë, saqë nuk kanë mundur më të riprodhohen. Ata mund të mbijetonin vetëm me klonim. Por, njerëzit pranuan që t’ua huazojnë atyre gjenet e veta. Pjesa më e madhe e ngjarjeve të rrëmbimeve nga alienët, ka të bëjë me këtë racë të tyre. Ata janë këtu që të na mbështesin përgjatë rrugës tonë të evoluimit. Alienët Essassani janë shpirtmirë dhe të dashur.

Alienët Yahyel (ose Shalanaya)
Yahyel janë alienë të mrekullueshëm dhe të këndshëm. Ata rrezatojnë me një energji të pastër diellore dhe janë “të afërmit më të afërt” që i kemi në gjithësi. Ata do të jenë raca e parë e alienëve që do të na kontaktojnë haptazi në një të ardhme të afërt. Ata janë tepër të bukur, të butë, inteligjentë dhe të sjellshëm. Edhe këta na ndihmojnë që të evoluojmë.

Alienët hibridë sirianë
Bëhet fjalë për alienë tepër të përparuar që kanë pasur kontakte të shumta me ne, që nga fillimi. Ka shkrime antike që thonë se këta alienë ishin të përfshirë në krijimin e racës njerëzore. Ata jetojnë 300 deri 500 vjet dhe janë me dhjetëra mijëra vjet më të përparuar sesa ne. Qeniet e paraqitura në filmin “Avatar” thuhet të jenë të ngjashme me alienët sirianë.

Plejadianët
Plejadianët Hypersapiensë janë të gjatë, me fytyrë të rrumbullakët, sy të gjerë dhe me tipare të detajuara. Janë qenie të bukura me flokë të verdhë dhe sy të kaltër. Trupat e tyre janë si instrumente të përkryera delikate, që marrin sinjale nga tërë universi. Plejadianët janë shumë të kyçur në Aleancën ndëryjësore, duke mbështetur zhvillimin e racave në planetë të tjerë. Janë shumë të sjellshëm dhe të dashur.

Arkturianët
Janë raca më e vjetër në tërë Kashtën e Kumtrit, prandaj janë edhe shumë të përparuar. Ata kanë forma të ndryshme, pasi për shkak të nivelit të lartë të zhvillimit, jetojnë në një dimension të veçantë. Ata janë duke u bërë gjithnjë e më pak qenie fizike.

Si të kontaktojmë me këta alienë?
Mjafton që të meditoni sa më shumë, çdo ditë, në të njëjtën kohë. Rrini të qetë dhe dëgjoni. Ndoshta mund ta bëni ndonjë pyetje dhe ta prisni përgjigjen. Këto qenie janë me mijëra dhe milionë vite para nesh, kështu që komunikimi me telepati për ta është shumë i thjeshtë. /Kosova Sot/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: