Dyshimet e Julian Nagelsmann rezultuan të bazuara. Pak ditë më parë, trajneri i Bayernit kishte deklaruar hapur se nuk besonte në mungesën e Kylian Mbappé në ndeshjen e nesërme të 1/8 finale të Champions League.

Për trajnerin e gjigantëve bavarezë, tre javët e mosdisponueshmërisë së sulmuesit francez, të paralajmëruar 10 ditë më parë, ishin një blof. Dhe në fakt kishte të drejtë. Ish-ylli i Monaco u rikthye dje në stërvitje dhe gjithçka sugjeron se do të mund të luajë për disa minuta në “Parc des Princes”.

Shtypi gjerman e mirëpret me ironi këtë lajm, duke vënë në pah talentin e Nagelsmann si “parashikues”. “Mbappé, një dritë në stol”. Ky është titulli i faqes së parë të numrit të sotëm të “L’Equipe”, duke iu referuar rikuperimit të mundshëm të yllit francez, të paktën për stolin, në funksion të ndeshjes së nesërme kundër Bayern Munich.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb