Pas fitores 4-1 kundër Fulham në çerekfinalet e FA Cup, disa nga lojtarët e Man.City i lejuan vetes disa gota më shumë. Kyle Walker, Ryiad Maherez dhe Jack Grealish u panë duke dalë nga një pub, ky i fundit dukej në gjendje të dehur teksa mbahej nga një miku i tij.

Pamjet e bëra publike nga mediat angleze bën jo pak zhurmë, por për të shuar çdo gjë ka menduar Pep Guardiola: “Jam shumë i mërzitur me ta, sigurisht, jam i mërzitur pse nuk më ftuan edhe mua, kjo gjë nuk më pëlqeu. Shpresoj që herën tjetër ta bëjnë diçka të tillë. Video nuk tregon asgjë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, por nuk kanë thyer asnjë rregull dhe janë shumë mirë, do të gjobiten vetëm sepse nuk më ftuan”, u shpreh Guardiola.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb