Bernardo Silva mund të kthehet te Benfica. Ka qenë vetë mesfushori i Manchester Cityt që ka thënë diçka të tillë, në një intervistë të dhënë së fundmi.  “Jam i sigurt se do të kthehem në Benfica. Është një qëllim për karrierën dhe jetën time”, ka thënë Silva.

29-vjeçari luan prej 7 sezonesh në Manchester, ndërsa më parë ka qenë pjesë e Monacos. Portugezi ka mbajtur veshur fanellën e Benficës në sezonin 2013-2014.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: