ANGLI

Sergio Kun Aguero është lojtari i huaj me më shumë gola në Premier League duke parakaluar Thierry Henry.

Klubi i Manchester City, i cili e konsideron tashmë argjentinasin si legjendë ka vendosur që në merkaton e verës si shpërblim ta lejojë Agueron të vendosë vetë për të ardhmen sipas kushteve që 31- vjeçari do.

Sipas Dailymail. co.ok, nëse Aguero nuk ka më dëshirë të luajë për ‘The Citizens’ atëhere klubi do e lejojë të largohet nga Etihad Stadium.

Aguero me tregolëshin e shënuar në fitoren e thellë 1-6 të City-t në Aston Villa e çoi numrin e rrjetave në 177.

Ai vesh fanellën e kaltër të Manchester City-t prej vitit 2011 kur u transferua nga Atletico Madrid. Ndoshta argjentinasi do ta mbyllë karrierën e tij në një kampionat më modest si SHBA, Katar, Japoni, Kinë, Australi apo pse jo dhe në vendlindjen e tij në Argjentinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb