Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka është vlerësuar si “Lojtari i Vitit” te Sunderlandi në Premier League. Kontributi i tij është vlerësuar jo vetëm nga tifozët, por edhe nga stafi teknik dhe bashkëlojtarët, çka bëri që ai të fitojë çmimin individual më të rëndësishëm të klubit për këtë sezon.
Me paraqitjet e tij të qëndrueshme, Granit Xhaka vazhdon të mbetet një nga futbollistët shqiptarë më të vlerësuar në arenën ndërkombëtare. Në këtë sezon, ai ka luajtur 31 ndeshje. 33 vjeçari ka shënuar një gol dhe ka dhuruar 6 asiste.
