Anis Mehmeti ka refuzuar oferta që i kanë mbërritur nga klubet e Championship si Reksam apo Birmingem, pasi kërkon të luftojë për minuta në Premier Ligë me fanellën e Ipsuiç edhe pse nuk e ka të sigurt një gjë të tillë.

Në këtë situatë, duket se edhe trajneri Geri O’Nill, është i gatshëm t’i besojë futbollistit shqiptar, siç tregoi pas ndeshjes së kësaj fundjave.

“Të gjithë lojtarët e klubit janë të mirëpritur që të qëndrojnë. Anisi është një djalë i mbarë. Ai ka punuar jashtëzakonisht shumë dhe ka cilësi. Ndaj nuk ka asgjë nga ana ime ndaj Anisit apo kujtdo tjetër.

Nëse ata qëndrojnë në klub, ne do t’i përdorim dhe do të nxjerrim më të mirën prej tyre. E njëjta gjë vlen edhe për Anisin”, theksoi trajneri i Ipsuiç iu cili kësisoj i hapi rrugë qëndrimit të Mehmetit në radhët e skuadrës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb